“Ja kam premtuar Armandit, dasmën do e bëjmë nëse kemi kohë nga puna”/ Eni Vasili zbulon planet dhe emrat e vajzave!

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Në kurthin e Piter Panit”, Eni Vasili foli gjatë për pritjen e ëmbël. Moderatorja është shtatzënë për herë të parë dhe brenda pak muajsh do të bëhet nënë e dy vajzave.

Përsa i përket planeve të dasmës, Eni tha se ia ka premtuar partnerit një ceremoni të thjeshtë, por bashkë me vajzat të pranishme.

“Unë ja kam premtuar Armandit dasmën dhe do e bëjmë nëse kemi kohë nga puna. Mendoj një ceremoni të thjeshtë, në plazh, me dy vajzat tona kur edhe ato të jenë rritur pak.”

Përsa i përket vogëlusheve, Vasili duket se ka menduar për emrat e tyre që herët dhe është aq e sigurtë për to, sa i ndau edhe me publikun.

“Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol!”- vazhdoi ajo.

Eni Vasili ka preferuar të mbajë larg vëmendjes mediatike jetën private. Rastet kur është fotografuar në shoqërinë e Armandit, inxhinierit që la Londrën për t’u zhvendosur në kryeqytet, janë të pakta.

“Ai nuk është fare posesiv. E respektojmë shumë hapësirën e njëri-tjetrit dhe kjo është një nga arsyet që ne jemi bashkë,” u shpreh ajo për marrëdhënien e tyre në “E diell” në shkurt të vitit 2019.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...