“Dasmorja më futi duart” Këngëtarja shqiptare rrëfen momentin e sikletshëm që ka përjetuar

Ajo është një nga këngëtaret popullore më të dashura në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Maya Alickaj, e cila së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Expuls”.

E pyetur nëse ka bërë dasma ilegale, ajo fillimisht qeshi dhe u shpreh se nëse ka bërë diçka të tillë nuk tregohet, por më pas tha:

“Edhe një që e bëra e postova padashje në Facebook, por më pas e fshiva. Por qënuk ndodhi asgjë, e fshiva më pas nga Facebook.”- u shpreh ajo.

Sa i përket ndodhive të çuditshme në dasma, Maya tregoi disa të tilla:

“Une e kam parë veten në siklet. Mu këput taka e këpucës, po bëja atmosferë fantastike, hipa më lartë se skena edhe u këput. Mora takat në dorë, i hoqa dhe i thash publikut qe dikush nga ju duhet t’mi rimbursojë. Ndërsa një moment tjetër… ka pasur dhe raste që kanë ngacmuar dhe femrat në dasmë.

Por, një dajo i një dasme donte të ishte në krye të dasmës por nuk e mora si sinjal, dhe një moment ai u mërzit. Unë kam një strategji pune, ka dasmorë që duan përshëndetje ka dhe që nuk duan. U sqaruam, por nuk më dhuroi moment të këndshëm. Martesa është ditë e shenjtë për çiftin, por u sqaruam pa u vënë re”- u shpreh ajo.

Më tej, Maya tregoi dhe një rast qesharak:

“Njëherë një grua më hedh ca lekë dhe mi jep në gjoks, mi fut në gjoks që të mos i merrte. E futi dorën shumë thellë, dhe i thash avash moj se po futesh në sektore që nuk janë të tuat.”– u shpreh Maya.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...