Artan Hoxha nxjerr regjistrimin, i përfshirë dhe Lame: Ja si udhëzohen punonjësit e Kadastrës të gënjejnë qytetarët

518

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka bërë së fundmi një denoncim të fortë.

- PUBLICITET -

Duke nxjerrë një audioregjistrim në lidhje me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, ai thekson se ky institucion i rëndësishëm i qeverisë instruktohet qartësisht se si duhet ti manipulojë, mashtrojë apo mbajë me shpresë të kotë, pronarët e afro 100 mijë ndërtimeve pa leje, të cilët kanë aplikuar për legalizim.

Sipas Hoxhës, legalizimet po përdoren për fushatë dhe sa më shumë afrohen zgjedhjet e 25 prillit, aq më e egër bëhet kjo luftë.

Në audio regjistrim, dëgjohet kreu i Kadastrës, Artan Lame teksa jep direktiva vartësve në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Direktiva është e qartë: “Nëse u themi që nuk legalizohen shtëpitë tuaja, i kemi hedhur direkt mish për top për kundërshtarin. Prandaj duhet t’i mbajmë varur…”, dëgjohet të thotë për një moment Lame.

Ndërkohë Gazetari Hoxha shkruan se me një llogari të thjeshte, 100 mijë ndërtime pa leje, janë minimalisht dy vota për shtëpi, ose 200 mijë vota në kuti, gati më shume se 20 mandate në parlamentin e ardhshëm.

Ndër të tjera Artan Lame dëgjohet të thotë se po përgatitet s’kualifikimet e dosjeve për 40 mijë objekte ende të pa legalizuara.

“Kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 40 mijë objekte me bashkinë, kryesisht me bashkinë e Tiranës të cilat do ti nxjerrim për s’kualifikim masiv edhe unë po të isha kandidat atje të nesërmen do veja ti thoja që të gjithëve ditën e parë pas zgjedhjeve jeni të legalizuar edhe ikën ata u bënë me ata, natyrisht i intereson si intereson ca është politika ai thotë të shpëtojë shtëpia”

Statusi i plotë i gazetarit:

“Sa me shume afrohet 25 prilli, aq me e eger dhe e paskrupullt behet fushata zgjedhore…

Me nje fjale, nga shitja e sapunit për djath, kemi evoluar në shitjen e sapunit për kaçkavall, po nga ai francezi ama.

Ndersa humbim kohe me “patronazhistet” e partise, “patronazhistet” e vertete të qeverise, po bejne kerdine…

Me poshte keni nje rregjistrim audio, sesi nje nga agjensite me te rendesishme qeveritare, Agjensia Shteterore e Kadastres, instruktohet qartesisht sesi duhet ti manipuloje, mashtroje, apo mbaje me shprese të kote, pronaret e afro 100 mije ndertimeve pa leje, të cilet kane aplikuar për legalizim.

Direktiva eshte e qarte, “nese u themi qe nuk legalizohen shtepite tuaja, i kemi hedhur direkt mish për top per kundershtarin”…

Prandaj duhet ti mbajme varur…

Me nje llogari te thjeshte, 100 mije ndertime pa leje, jane minimalisht dy vota per shtepi, ose 200 mije vota në kuti, gati me shume se 20 mandate në parlamentin e ardhshem.

Prandaj popull qendroni vigjilent deri të dielen…”

- PUBLICITET -