Ori Nebiaj jep lajmin: Do ta lë televizionin, sepse unë do bëhem deputete! Do të jem në politikë

450

Moderatorja dhe kandidatja për deputete e PD-së, Ori Nebijaj ka bërë të ditur se do të heqë dorë nga televizoni.

Mbrëmjen e djeshme ajo ishte e ftuar në emisionin “Binjakët”, në të cilin zbuloi se do të heqë dorë përfundimisht nga televizioni. Ajo tha se ka rënë dakord me drejtuesit që të mbyllë këtë sezon, duke qenë se mund ta ndiqte në të njëjtën kohë me fushatën.

“Do ta lë televizionin, sepse unë do bëhem deputete. Edhe nëse nuk do bëhem deputete, do të largohem, sepse unë do të jem në politikë”, u shpreh Ori e bindur për vendimin e saj.

Nebiaj kandidon këtë vit si deputete në listat e Partisë Demokratike, duke u renditur e 18-ta në listën e Tiranës.