NGJARJA E RËNDË NË XHAMI, ANGELO MASSAFRA: NGJARJE TË TILLA TË MOS PËRSËRITEN MË…

281

Mons Angelo Massafra, Kryetari i Konferencës Ipeshkvore, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në xhaminë ‘Dine Hoxha’ ku 5 besimtarë myslimanë u demtuan me mjet preres nga një 34-vjeçar.

- PUBLICITET -

Në mesazhin e tij drejtuar kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, imzot Massafra thekson se është i tronditur për ngjarjen dhe shpreh solidaritetin e të gjithë Kishës katolike në Shqipëri.

Ai shpreson që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt dhe ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

MESAZHI I MONS ANGELO MASSAFRA

Shumë i Nderuar Zoti Bujar Spahiu
Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë,

Lajmi per ngjarjen e rende nga një individ në xhaminë e Dine Hoxhës në Tiranë ku kanë mbetur të lenduar disa besimtarë myslimanë na ka tronditur të gjithëve.

Duke shpresuar që ngjarja të zbardhet sa më shpejt në të gjitha detajet e saj, ju shprehim juve, e nëpërmjet jush, të plagosurve e familjeve të tyre, afërsinë e solidaritetin e të gjithë Kishës katolike në Shqipëri.

- PUBLICITET -