Mori policinë pas agravimit të situatës, Arbana Osmani tregon çfarë ka ndodhur me dy të rinjtë pas emisionit

480

Dy të rinj kundër të gjithëve! Kjo ishte historia e Ersoneldës dhe Stiljanos, dy të rinj qe dashuronin njëri-tjetrin, por të afërmit e Ersoneldës nuk i lejonin që ata të bashkoheshin, me pretekstin se kishin lidhje gjaku.

- PUBLICITET -

Mirëpo, pavarësisht gjithçkaje ata arritën që të dalin bashkë nga studio e emisionit “Dua të të bëj të Lumtur”.

Situata u tensionua shumë aq sa moderatorja Arbana Osmani u detyrua të thërriste policinë.

Mirëpo çfarë ndodhi me dy të rinjtë pas daljes nga emisionit?

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Arbana Osmani ka treguar se Ersonelda dhe Stiljano jetojnë bashkë që prej xhirimit të programit dhe se janë shumë të lumtur.

“Unë dhe Ersonaleda që nga dita e emisionit jetojmë bashkë dhe jemi të lumtur. Ju përqafojmë, përshëndesim gjithë publikun faleminderit për mbështetjen”, thotë Stiljano në videon ku shihet i kapur përdore me Ersoneldën.

- PUBLICITET -