“Me shanin ne enderr!”/ Zbardhet deshmia e autorit te ngjarjes se rende ne xhami

260

Rudolf Nikolli friksoi mesditën e djeshme Tiranën, pasi u fut në xhaminë “Dine Hoxha” në Rrugën e Kavajës duke qëlluar me mjet preres 5 besimtarë myslimanë.

- PUBLICITET -

Besimtarët e neutralizuan dhe policia e shoqëroi, ndërsa i ati i të riut u shpreh se djali kishte probleme me shëndetin mendor dhe se ishte kuruar disa herë.

‘Abcnews’ ka zbardhur dëshminë që i arrestuari ka dhënë përpara grupit hetimor. Ai ka deklaruar se ka parë në ëndërr që e shanin, pa specifikuar se kush dhe për këtë arsye ka ndërmarrë aktin e rende.

“Kam parë në ëndërr dhe më shanin, më ngacmonin dhe më ndiqnin”. Kjo ka qenë fjalia e vetme që Rudolf Nikolli ka deklaruar përpara hetuesve.

Sakaq mësohet se Nikolli ka qëndruar me qira në disa zona, ndërsa frekuentonte shpesh zonën e Bllokut.

Në kohën që Nikolli kreu aktin e rende ishte në kërkim, pasi akuzohej për plagso të lehtë me dashje pak muaj më parë, të një shoferi. Ndërkohë që 5 besimtarët janë jashtë rrezikut për jetën.

- PUBLICITET -