Ardit Gjebrea i këndon live një këngë, Lulzim Basha preket dhe emocionohet në studio

Gjatë një interviste në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela janë suprizuar.Ardit Gjebrea ka ftuar në studio këngëtarin e njohur Renis Gjoka dhe pianistin Ermal Pepa. Renisi ka kënduar disa nga këngët më të preferuara të çiftit të cilat kanë dhe një domethënie. Kënga e fundit ishte kënga e Ardit Gjebreas “Jon” të cilën e këndoi vetë moderatori së bashku me Renis Gjokën. Kjo këngë dhe ky performim e preku dhe emocionoi tepër Lulzim Bashën dhe bashkëshorten e tij.

Aurela Basha: Ky është himn i viteve ’90.

Lulzim Basha: Është himn, i them Jonit tënd të jetë me fat se nuk ka himne kombëtare që të ngërthejnë kaq shumë emocion sesa ky himn që ka emrin e tij. Megjithëse çfarë na pyete se si i ke përjetuar gjërat etj etj, asnjë gjë nuk i shpreh më shumë sesa kjo këngë, teksti dhe muzika të dyja bashkë. Mjafton të dëgjosh këtë dhe e ndjen atë dramë të madhe që na shkuli nga trupi mijëra të afërm tanë që nisi eksodin masiv të shqiptarëve drejt Perëndimit, shumica prej tyre tani janë atje, janë brezi i parë, brezi i dytë. Shumë prej tyre na bëjnë shumë krenarë kur i shohim. Kur i shohim këngëtarë të famshëm të Amerikës, të Anglisë, futbollistë, shkencëtarë apo dhe oficerë të forcave të armatosura të vendeve ku jetojnë. Mos harrojmë se si ka filluar dhe unë sa herë që e dëgjoj këtë këngë, mos ta them kështu… Kësaj radhe më ka rrëqethur si asnjëherë tjetër.

Ardit Gjebrea: Faleminderit.

Lulzim Basha: Ka një arsye tjetër për këtë. Do s’do, megjithëse kjo studio është kaq gjigande, prapë se prapi krijove një atmosferë intime me pyetjet që na bëre, ka ktheve në një periudhë që nuk është se kthehesh dot kollaj. Gërmove me shumë talent, na solle në një gjendje emocionale dhe më pas luan “Jon”. Kur e dëgjonim këtë këngë kur ishim atje, emocionet janë të pa… këtë moment e kam të vështirë t’i shpreh me fjalë. Ajo që e bën dy fish më emocional këtë moment për mua është se unë nuk jam këtu thjesht si një mik i të Dielës Shqiptare, jam një njeri me përgjegjësi të mëdha, në një moment kur qindra, mijëra familje shqiptare po ripërjetojnë këtë dramë.

E di që një nga përgjegjësitë më të mëdha dhe një nga pritshmëritë më të mëdha ndaj meje dhe ndaj atyre që më ka rënë barra t’i drejtoj ekipit tim, është që ta ndalim këtë plagë dhe që këtë këngë të mos e këndojmë më thjesht si një këngë vaji, por ta këndojmë si një këngë për të kujtuar sakrificën e shqiptarëve dhe për të qenë krenar dhe për të jetuar jetën tonë dhe ndërtuar jetën tonë këtu në këtë vend kaq. E gjeta veten time duke e shtyrë me zor drejt racionales sepse realisht më emocioneve shumë me këtë këngë.

Ardit Gjebrea: Në fakt kur u takuam me Aurelën para disa ditësh dhe i bëra një pyetje, preket Luli? Po më tha mua dhe tani e pashë.

Lulzim Basha: Nuk e pe sepse e fsheha. /tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...