VAU DEJËS, DIGJET MAKINA E KRYETARIT TË GRUPSEKSIONIT TË PD

664

Digjet makina e kryetarit te grupseksionit te Partise Demokratike ne Shelqet te bashkise Vau I Dejes. Ariston Drini ne pronesi te te cilit ehste mjeti tip fuoristrade ford ka deklaruar se ka degjuar fillimisht nje shperthim e me pas ka pare automjetin ne flake.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1.30 te mengjesin te sotem. Automjeti ka qene I parkuar para baneses. Policia dhe grupi hetimor ishin ne vendngjarje ndersa kane marre deshmine e Ariston Drinit.

Ai ka mohuar te kishte konflikte apo probleme. Ndersa policia mes pistave te hetimit ka edhe ate te konflikteve per shkak te fushates elektorale.