PRIVATIZIMI I VLLAZNISË, KOMISIONI I JEP TË DREJTË VALTER FUSHAJ

Komisioni i Pavarur i Prokurimit Publik ka hedhur poshtë thuajse plotësisht kriteret e vendosura nga bashkia Shkodër për privatizimin e Vllaznia sh.a duke pranuar ankimimin që ka bërë “Colosseo Construktion” për këtë çështje si një prej palëve të interesuara që ka aplikuar për privatizimin e Vllaznia sh.a. Kështu Komisioni i Prokurimit Publik i ka dhënë të drejtë pretendimeve të “Colosseo Construktion” me përfaqësues ish-Presidentin e Vllaznisë Valter Fushaj.

Në këtë mënyrë bashkia Shkodër është e detyruar tashmë që të gjithë pikat për të cilat Komisioni i Prokurimit Publik ka dhënë vendimin e tij duhet që t’i ndryshojë dhe ta nisë nga fillimi procesin e privatizimit. Në vendimin e KPP thuhet se “Është vendosur detyrimi i Bashkisë Shkodër për modifikimin e dokumentave të ankandit për sa kohë që kushtet e vendosura nga Bashkia Shkodër bien në kundërshtim me ligjin, ulin konkurrencën dhe janë kritere kontradiktore, janë kritere konfuze dhe të paqarta si rezultat i informacioneve të paplota”, thuhet në vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik që më pas vijon: Sa i përket sponsorizimeve të ngjashme në një vlerë deri në 40% të vlerës fillestare, KPP shprehet që ky është një kriter në kundërshtim me frymën e ligjit si dhe kufizon dhe ul konkurrencën mes ofertave si dhe shkon përtej asaj çfarë është e nevojshme për të arritur synimin.

Sa i përket kriterit të vendosur nga Bashkia në lidhje me eksperiencat e mëparshme ku kërkohen që finacimet dhe menaxhimet në fushën e sportit do të merren parasysh vetëm ato të realizuara në tre vitet e fundit, nga KPP është vendosur heqja e termit minimalisht në 3 vitet e fundit, për sa kohë që nëse bashkia është e interesuar në eksperiencat e mëparshme nuk ka pse i kufizon këto eksperienca vetëm në tre vitet e fundit, për sa kohë që është e parëndësishme se kur janë kryer eksperiencat e ngjashme, duke vendosur kështu heqjen e termit ‘minimalisht në 3 vitet e fundit’ për sa kohë që përveç se kufizon konkurrencën krijon paqartësi dhe konfuzon tek ofertuesit.

Po ashtu është pranuar edhe ankesa sa i përket faktit se kush do të kosiderohen financimet në sporte të ngjashme duke vendosur modifikimin dhe sqarimin në dokumentat e ankandit të ketij informacioni, për sa kohë që kriteri në mënyrën si është shprehur nga Bashkia është i paqartë, i pasaktësuar dhe krijon konfuzion edhe në procesin e ofertave dhe vlerësimit. Është vendosur gjithashtu edhe detyrimi për modifimin e dokumentit të ankandit pasi dokumentacioni në lidhje me vlerën reale të shitjes është një informacion i paqartë dhe i paplotë për sa kohë që nuk përcaktohen dhe saktësohen në asnjë moment detyrimet faktike dhe aktuale që KF Vllaznia ka ndaj të tretëve, fakte që bien në kundërshtim me frymën e ligjit i cili kërkon trajtim të njëjtë për të gjithë kandidatët dhe ofertuesit në procedurat e ankandit në mënyrë që të kenë një panoramë të plotë dhe të qartë mbi të drejtat dhe detyrimet që klubi ka ndaj të tretëve”, thuhet në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili i ka dhënë të drejtë kompanisë “Colosseo Construktion”.

Vendimi i KPP-së është marrë në 13 prill dhe brenda 10 ditëve nga ajo datë bashkia Shkodër është e detyruar që t’i kthejë përgjigje Komisionit të Prokurimit Publik për zbatimin e vendimit duke dokumentuar veprimet e kryera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...