“Pa koment” Ramës i ngelet në mendje detaji nga takimi i Bashës, ja FOTO që poston

341

Në këtë fushatë elektorale, kryefjala e kryeministrit Edi Rama ka qenë respektimi i masave anti-C OVID19.

Këtë gjë nuk ka ngurruar asnjëherë ta vërë në dukje gjatë takimeve që zhvillon.

Gjithashtu ai nuk ka kursyer herë pas here dhe krahasimet me kundërshtarin politik, liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë ka patur kritika për takimet e Bashës, duke thënë se janë kthyer në qendra infektimi.

Të njëjtën gjë ka theksuar dhe sot, ku ka publikuar një foto nga 2 takimet e zhvilluara të PD-PS, në Tiranë dhe Ndroq.