Kryemadhi kapet keq me analistin: Po ça të bëri Sali Berisha ty

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është shprehur se bindur se partia e saj ka numrin më të madh të të rinjve në listën e kandidatëve për deputetë.

Për këtë, ajo i ka bërë thirrje mediave që ti japin më tepër vëmendje.

Në programin “Real Story” Kryemadhi debatoi me analistin Skënder Minxhozi, kur ai i tha se partitë opozitare kanë pot ë njëjtat figura që kanë dominuar politikën në 30 vitet e fundit.

“Ndaj mos na e shisni rotacionin për ndryshim”, u shpreh Minxhozi.

Pjesë nga diskutimi:

Skënder Minxhozi: Përmendët ndryshimin, por po të marrim jo moshën biologjike, këtu ndryshim jo që s’ka por rotacion po. Të kesh Sali Berishën

Kryemadhi: Po ça të bëri Sali Berisha ty, ke Luljeta Bozon. Po nuk e deshe mos e voto

Minxhozi: Mos na e shisni rotacionin për ndryshim

Kryemadhi: Rotacioni vjen me votë. Merr listën e PD në Tiranë vetëm ndryshim nuk ke.

Minxhozi: 30 vjet politikanë, si mund të mbrosh ndryshimin

Kryemadhi: Ke patur pa fund Berluskonin, Helmut Kohlin…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...