“Ishte super kinge”, Rama tregon çfarë bënte për t’i rënë në sy Mimi Kodhelit

510

Në takimin që pati këtë të premte me gra e vajza socialiste, Kryeministri Edi Rama u ndal tek disa prej emrave në radhët e kësaj partie që janë gjithashtu pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në Tiranë. Mes tyre ishte edhe emri i Mimi Kodheli, për të cilën kryeministri tregoi edhe një histori kur ishte adoleshent.

- PUBLICITET -

“Me Mimin kishim një lidhje të largët, për shkak të prindërve, dhe unë isha i vogël kur prindërit e Mimit vinin për vizitë në shtëpinë tonë bashkë me Mimin. Mimi ishte një super kinge, me flokë të gjata, nga ato lloj kingesh që kur futen në jetën e një pubertari krijojnë fantazira dhe gjëja që bëja unë ishte… ne kishim një fushë basketbolli poshtë pallatit dhe Mimi vinte, unë dilja poshtë dhe gjuaja që të tregoja sa i zoti isha për të bërë kosha, por deri këtu, asgjë më shumë se kaq. Më pas, shumë vite nuk u takuam më dhe pastaj Mimi punonte në sektorin bankar dhe erdhi të punonte me mua në bashkinë e Tiranës. Më pas historinë e dini, nuk ka nevojë të bëj historinë e Mimit, por e rëndësishme është që edhe Mimi është një grua që është këtu për një arsye”./tvklan.al

- PUBLICITET -