“Do martoheshe prapë me Ilir Metën?” Kryemadhi i nxjerr ‘sekretin’: Ai vdes për thashetheme

Mbrëmjen e sotme kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në programin “Fiks Fare”.

Ajo ju përgjigj disa pyetjeve thumbuese të moderatorëve.

Ndër të tjera, Kryemadhi ka treguar se Ilir Metës i pëlqejnë shumë thashethemet dhe është shprehur se nuk fle me presidentin.

Pyetje: Është Mona e Ilirit apo Iliri i Monës?

Kryemadhi: Në këtë moshë që jemi ne, s’jemi as e njërit dhe as e tjetrit.

Pyetje: Fle me presidentin? Se ai fle me Kushtetutën.

Kryemadhi: Nuk fle me presidentin. Ai është me Kushtetutën

Pyetje: Jeni martuar me dashuri apo mblesëri?

Kryemadhi: Jemi puthur në fshehtësi por nuk jemi martuar me mblesëri

Pyetje: Po që është bërë sebep PS-ja?

Kryemadhi: Normal se kemi qenë anëtarë të Ps, por sërish në 25 prill socialistët do votojnë LSI-në?

Pyetje: Do martoheshe prapë me Ilir Metën?

Kryemadhi: Këto pyetje nuk bëhen në periudhë fushatash elektorale.

Pyetje: LSI ka nxjerrë më shumë tradhtarë se çdo parti tjetër?

Kryemadhi: Kanë ikur këta që kanë ardhur dhe kanë kapur ndonjë gjë

Pyetje: Cfarë pëlqen te Rama, Basha dhe Berisha dhe çfarë nuk pëlqen te Meta.

Për Bashën: Toleranca dhe ndjenja e qytetarisë. Politikisht mund të thuhet që është pikë e dobët, por është komod në hartimin e fushatës Basha

Për Ramën: Te Rama, hajde mo po them këtë, e vdes lali Erin në dru
Për Berishën: Stoik, karizmatik dhe është qëndrestar
Për Metën: Vdes për thashetheme

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...