Database nxjerr të palarat/ Ramën nuk e kanë votuar as kandidatët e tij, Çomo preferon…

219

Zbulimi i databazës së famshme të të dhënave të Partisë Socialiste, me sistemin e ‘patronazhit’ ka nxjerrë në pah dhe preferencat e kandidatëve dhe funksionarëve të vetë selisë rozë.

- PUBLICITET -

Nga patronazhimi nuk kanë ‘shpëtuar’ dhe vetë kandidatët për deputetë, apo ministrat e qeverisë Rama.

Advertisements

Një prej kandidatëve e prezantuar si risi në këto zgjedhje, shefja e Spitalit Infektivit, Najada Çomo, në databazën e Partisë Socialiste, figuron si votuese e Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2013.

Në bazën e të dhënave të PS-së, patronazhistja, Vjola Sterjo shkruan se Najada Çomo, nuk është votuese e ‘sigurtë’ e PS, ajo ka si preferencë Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërkohë që sipas censusit të 2013-tës ajo ka votuar për Partinë Demokratike.

Veç Najada Çomos, edhe kandidatja e PS-së, Klodeta Dibra rezulton në databzën e selisë rozë, se ka preferencë Partinë Socialiste, por në censusin e 2013 është regjistruar nga patronazhisti i saj se ka votuar Partinë Demokratike.

Advertisements

Listës së kandidatëve të PS-së, që kanë votuar PD-në në 2013 sipas databazës së sistemtit të patranozhit, figuron edhe Dallëndyshe Bici, drejtoresha e IKMT.

MINISTRET E PS QË VOTUAN PD-NË

Votuese të Partisë Demokratike sipas të dhënave të sistemit të patronazhit rezultojnë edhe dy ministret e kryesore të qeverisë së kryeministrit Rama. Në të dhënat e vendosura në sistemin e PS-ë, patronazhisti i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, cilësohet si votë e “sigurtë” me preferencë Partinë Socialiste, por në censusin vitit 2013, ajo është regjistruar si votuese e Partisë Demokratike.

Gjonaj u emërua si ministres e Drejtësisë në vitin 2017 nga kryeministri Rama, post që mban dhe sot e kësaj dite. Ajo është renditur e 7-ta në listën e kandidatëve të Tiranës.

Ndërkohë që një tjetër prurje nga radhët e teknikëve është dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

Edhe kjo e fundit në databazën e Partisë Socialiste ka një patronazhues, me emrin Malo Hizdi, cili e ka regjistruar se të ‘sigurtë’ dhe me preferencë për PS-së, por që në zgjedhjet e 2013 ajo ka votuar Partinë Demokratike.

VOTUESIT E PD-SË

Në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 2021, janë dhe katër emra të cilët u ‘importuan’ në Partinë Socialiste, por që sipas sistemit të patronazhit rezultojnë si votues të Partisë Demokratike.

Ndër emrat e listës së re të selisë rozë, patronazhistet janë kujdesur të shënojnë emrat e Halit Valterit, Tahir Muhedinit, Ylli Shehut dhe Alqi Bllakos. Këta të fundit, dikur pjesë e koalicionit dhe listave të opozitës, tashme të ‘konvertuar’ dhe pjesë të majtës.

- PUBLICITET -