“Çfarë ju kam bërë që më…”, Sindi e përlotur heq mikrofonin dhe lë studion

Emisioni “Për’puthen” nisi sot krejtësisht ndryshe.

Sindi i kërkoi produksionit të diskutonte për një video ‘live’, në Instagram mes Julit dhe Alesandros. Sipas Sindit, Juli e ofendoi rëndë atë dhe familjen.
“Ka ndikuar shumë në familjen time. Është një sharje banale në videon live, që ka prekur familjen time. Kam parë dje familjen time, në situata që nuk i mendoja kurrë. Këtë video ma ka komunikuar kushëriri im. Mamaja akoma nuk e ka kaluar humbjen e gjyshit, pas kësaj u bë shumë keq, ka marrë qetësues shumë të fortë”.

Juli ndërkohë, e kundërshton: “Atë fjalë që thashë e thashë për telefonin, jo për ty”.
“Kam duruar sharje, ofendime dhe skena të rënda, por jo për familjen time. Mezi kam ardhur sot në Top Channel. Nuk arrij dot të qetësoj familjen time”, tregon Sindi.

E përlotur, ajo heq mikrofonin dhe lë studion.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...