“S’është e hijshme të veshësh fustan kur agjëron”, Ismeti kritikon Shqipen

306

Dje në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar personazhe të njohur që agjërojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Një ndër to ishte dhe Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e “Përputhen”, e cila tregoi se mban Ramazan prej vitesh.
E pyetur nga Bieta se për kë lutet, Shqipja pranoi se lutjet e saj shkojnë për Zotin dhe familjen.

Gjatë bisedës për devotshmërinë e besimtarëve myslimanë, pati një ndërhyrje nga shefi i njohur i kuzhinës Ismet Shehu.
“Më fal se s’ dua të të ofendoj, ti ke dalë me fustan por s’ është e hijshme… Kjo është temë shumë delikate”, tha ndër të tjera Ismeti.