Gazetarja shqiptare në një rrëfim ndryshe: I kam propozuar unë burrit

206

Gazetarja e njohur shqiptare Elona Duro ka folur për herë të parë për jetën e saj personale, ku ka treguar se ka qenë ajo që e ka propozuar për martesë bashkëshortin e saj.

- PUBLICITET -

Ajo tregon se tipi i saj është shumë i lirshëm dhe në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe sa i përket këtij vendimi.

“Në jetën time kam ecur pa plane, pra të vijë si të vijë dhe ashtu erdhi. Ditën që kam njohur Lorencin, atë ditë kam filluar bashkëjetesën dhe shumë pak kohë më pas erdhi dhe martesa. Në një shezlong në jug të Shqipërisë i thashë a do bëjmë një dasmë këtë verë? Isha unë ajo që bëra këtë pyetje, ndërkohë që isha e rrethuar nga shoqe që prisnin propozimin në gjunjë me të gjitha romanticizmat e mundshëm.

Erdhi aq rrjedhshëm, aq natyrshëm, kishim në plan të bënim diçka në bashki, unë isha shtatzënë 4 muajshe, e kishim diskutuar që do shkonim në bashki për të firmosur, por motra më tha e kam parasysh si do shkosh tek zyra bashkiake me atlete dhe tuta, të lutem ngjitu në taracën e bashkisë dhe bëj diçka. Ka qenë shumë pa shpenzim dhe është një nga kujtimet më të bukura. Sot teksa vija tek ti, i thashë po të më pyesë Rudina se cili ëshë suksesi i martesës sonë, çfarë t’i them? Po thjesht fakti që t’i nuk më besdis dhe nuk më çan kokën, mendoj që gjërat shkojnë shumë mire”, tregoi gazetarja.

- PUBLICITET -