11 ditë para zgjedhjeve, Grida Duma ‘zbulon’ planin e PD

261

Kandidatja për deputete e PD Grida Duma është shprehur se forca politike që ajo përfaqëson ka instrumentet e saj për të mbrojtur votën e qytetarëve gjatë 25 prillit.

- PUBLICITET -

Ajo deklaroi se historia e ka dëshmuar se në vendin tonë kanë trokitur “grupe të fortish” në dyert e banorëve duke iu imponuar kështu vullnetin për të zgjedhur.

Sipas Dumës, kjo taktikë duhet të marrë fund.

“Eksperienca ka treguar, se etët e fundit janë netët ku mësyjnë ata që bëjnë tenderin e votës së minutës së fundit. gjëja më e ditur është që sidomos në periferi, që janë elementët e të fortëve të cilat kanë një mekanizëm, që po i ranë derës në një fshat të caktuar nuk imagjinohet që të mos ua hapin derën se ata do të vazhdojnë të jetojnë po aty. Kjo ka qenë taktika deri sot. Ne dimë shumë mirë se kjo gjë ndodh ditët dhe netët e fundit. Ditën nuk është kollaj ta bësh këtë’, tha ajo.

Për këtë, Duma tha se Partia Demokratike ka nisur patrullimet natën me qëllim për të mbrojtur votën.

“PD ka nisur që tani patrullimin dhe natën, neve dhe i jemi drejtuar edhe Policisë së Shtetit dhe i lajmërojmë se kush janë njerëzit, që kanë lejen e tyre që të mund të lëvizin me makina gjatë natës. Patrullimi natën do të ndodhë dhe nga PD, me të gjithë elementët e vet, që janëish-punonjës policie të liruar nga Rilindja nga puna etj”, tha ajo.

- PUBLICITET -