‘PD nuk i fiton zgjedhjet’, Topalli paralajmëron surprizën e madhe në 25 prill

1629

Kryetarja e partisë “Lëvizja për Ndryshim”, thotë se është e bindur se Partia Demokratike nuk i fiton zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Topalli thotë se e djathta nuk i fiton këto zgjedhje, pasi njerëzit janë të zhgënjyer nga PD-ja.

“Të gjitha sondazhet e bëra, edhe brenda vetë PD-së, jo vetëm nuk e nxjerrin fitues, por dhe e nxjerrin poshtë rezultateve të vitit 2013, kur ne humbëm zgjedhjet pas 8 viteve në pushtet. Edhe sot, pas 8 viteve, kur kemi një popullsi me varfëri ekstreme, opozita nuk fiton kredibilitet”-tha ajo e ftuar në emisionin “Top Talk”.

Sipas saj opozita është e paqëndrueshme, duke krijuar mosbesim.

Topalli shton se qytetarët janë të zhgënjyer nga të tre kryetarët e partive kryesore dhe kanë nevojë për ndryshim.

“Përqindja e njerëzve që nuk bien dakord as me Ramën as me Bashën e Metën po rriten dita ditës. Nëse protestojmë me një votë ndëshkuese, i rrëzojmë të tre, ‘Lëvizja për Ndryshim’ është një alternativë ndaj tre kryetarëve. Ne synojmë të largojmë të tre drejtuesit e forcave politike”.

Top thotë se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të sjellin surpriza. “Këto zgjedhje mund të sjellin shumë surpriza e befasi. Vendi ka nevojë urgjente për të sjellë ndryshim. Ka nevojë për mos ta lenë më në dorë të tre personave vendimmarrjen dhe rënien ekonomike. Nëse doni ndryshimin, voton i ndryshimin”.-shprehet ajo.