Jozefina Topalli e thotë hapur: PD-ja as bashkë me Ilir Metën nuk e rrëzojnë dot Edi Ramën

851

Mes akuzave se Lëvizja për Ndryshim, është krijuar për të favorizuar kryeministrin Edi Rama, Jozefina Topalli thotë se partia e saj ndihmon demokratët.

“Është një punë e përditshme e Bashës, mesazhi që ua çon struktura dhe në media, sepse konsideron armikun kryesor Lëvizjen për Ndryshim dhe Topallin, për mua kjo është qesharake. Ne po i bëjmë nder të djathtës, se PD as bashkë me Metën nuk e rrëzojnë Ramën, dhe u duhen mandatet e një lëvizje të re”, tha Topalli.