Ja shpërblimi marramendës që mori Gjergj Luca nga qeveria e Edi Ramës, 14 km2 det në perlën e jugut, pa garë e falas për 30 vite

Zhvatje pasurie nën mjegullën e fushatës/ Peshkaxhiu që po bën hallall dajakun për të mbrojtur pushtetin e Bablokut; në muajin dhjetor 2020 përlau ish-fabrikën e Sheqerit në Maliq për ta bërë fabrikë konservash e terminal dogane të zonës Korçë, ndërsa në muajin shtator, ministri Çuci i dha pa pagesë për 10 vite+20 vite kontratë PPP-je liqenin Xarrë-Sarandë, por nuk është çudi që t’i jap dhe Pallatin e Kongreseve për fabrikë peshku.

Kryeministri Rama i ka dhuruar mikut të tij Gjergj Luca; edhe një llokmë tjetër nga pasuritë kombëtare, veçse këtë herë jo në tokë, por në detin Jon. Sipas njoftimit të fshehur qëllimisht në rubrikën “Njoftime punësimi” e jo në rubrikën “Koncesione”; APP-ja ka publikuar vendimin e Ministres së Bujqësisë, Milva Ikonomi, për dhënien e një sipërfaqeje të detit Jon, në përdorim të firmës “Rozafa shpk”.

Kjo sipërfaqe detare është në Kepin Kakome-Qefal dhe sipas 12 kordinatave detare “Gjerësi-Gjatësi Gjeografike”, rezulton se Babloku i ka dhuruar Gjergj Lucës edhe 14 km 2 hapësirë detare.

Sipas sqarimit që ka bërë Ministria e Bujqësisë në njoftimin zyrtar, kjo PPP është dhënë për krijimin e një rezervati të mbyllur nga firma “Rozafa”, me aktivitet “kultivimin me përparësi intensive për interesa kombëtare, të specices së peshkut Ton.

Në njoftim, thuhet se fituese me 95 pikë është firma “Rozofa” e cila realisht rezulton se është kërkuese e kësaj hapërsire detare, por në fakt, në ankand ka marrë pjesë vetëm kjo firmë e asnjë tjetër, mbasi e dinin që ishte paracaktuar për Lucën.

Ndërkohë, nuk ka asnjë sqarim tjetër se për sa afat kohor e me çfarë pagese (qira) i është dhënë kjo sipërfaqe detare; ndërsa burime nga Ministria e Bujqësisë, thonë se afati është për 30 vite, ndërsa pagesa në shtet do jetë “zero” lekë qira e taksa.

Nuk është çudi, që ndonjë ditë para zgjedhjeve, mund të dëgjojmë se Babloku i ka dhënë Gjergj Lucës në përdorim edhe Pallatin e Kongreseve… për fabrikë e magazinë peshku./Pamfleti/

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...