“Do e zbresim me çdo kusht në Kukës”, çfarë po planifikon Stresi në ditën që do të hapet aeroporti i ri?

Më datë 18 Prill, do të inaugurohet Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit dhe do të kryhet fluturimi i parë, sikurse ka deklaruar ministrja e Transporteve Belinda Balluku para disa ditësh.

Lidhur me këtë ngjarje që pritet të ndodhë, ka reaguar së fundmi këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Në rrjetet sociale ai ka publikuar një video brenda një avioni, ku shkruan se këtë aeroplan do ta ulë në aeroportin e Kukësit më datë 18 Prill.

“Biletat i keni falas! Do ta zbresim me çdo kusht në Kukës avionin më datën 18 Prill”, ka shkruar Stresi në Facebook.

Ndërkohë, edhe ministrja e Transporteve Belinda Balluku ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të aeroportit të Kukësit ku po kryhen punimet e fundit.

“Përgatitjet e fundit në aeroportin e Kukësit, ku pak ditë na ndajnë nga fillimi i operimeve. Mbajmë premtimin për t’i dhënë Kukësit një vepër gjigande dhe Shqipërisë aeroportin e dytë ndërkombëtar”, ka shkruar ministrja Balluku.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...