Befason presidenti Meta: Para Shqipërisë, le të shuhen edhe fëmijët e mi si të Adem Jasharit

287

Presidenti Ilir Meta sot nga Vlora ka folur për të ndjerin Arjan Sala i cili humbi jetën në një nga magazinat e Casa Italia pas rënies së zjarrit, ku tha se duhet të ngrinte zërin presidenti që të gjendej trupi i tij.

- PUBLICITET -

Sipas Metës nuk po bëhej asnjë përpjekje për të gjetur trupin e tij, pasi nuk kishin mjete.

Ndërkohë krahas kësaj, Meta bëri edhe një deklaratë të fortë ku tha se “para Shqipërisë le të shuhen dhe fëmijët e mi si të Adem Jasharit”.

Meta: Arjan Sala e la jetim fëmijën 4 vjeç që të mos linte jetim nja 20 të tjerë. Pse duhet të dilte presidenti të ulëriste sepse nuk po bëhej asnjë përpjekje që trupi i tij të gjendej. Dalin dhe thonë që nuk kemi mjete, por si e keni bërë ju Tiranën, nuk keni si të keni mjete. Pse nuk më morën në telefon dhe të njoftoja të sillnin mjete nga Italia.

Pyetje: Ju politikanët bëheni gjithmonë bashkë ndonjëherë?

Meta: Ilir Meta nuk është bashkë me askënd, as me Monika Kryemadhin. Para Shqipërisë le të shuhen dhe fëmijët e Metës si ata të Adem Jasharit. Ilir Meta ka një model, nuk është si Rama.

- PUBLICITET -