“Muze i Arteve të Bukura” në zemër të Shkodrës, zbulohet projekti që pritet të zbatohet së shpejti…

Së shpejti, Shkodra do të ketë një mutze të arteve të bukura. Ka qenë në publikim në rrjete sociale i shkrimtarit dhe regjisorit shkodran Stefan Çapaliku, ai që ka dhënë detaje lidhur me këtë vlerë që pritet ti shtohet kryeqendrës së Veriut shqiptar.

“Pra me pak fjalë kjo ndertese duhet te kthehet edhe njehere ne muze arti. Shkodra duhet te jete qyteti i muzeve. Duhet te kemi muzeun e muzikes, e sporteve, e humorit, etj, etj. Vetem kesisoj qyteti mund te kthehet edhe njehere ne nje qender kulture. Shkodra vete duhet te thirret “Qyteti i kujteses”.”, ka qenë publikimi i të mirënjohurit Çapaliku.

Nuk ka vonuar, edhe në të njëtin publik, ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Ajo ka bërë me dije se ndërtesa ku sot gjenden Keshilli i Qarkut Shkodër dhe Prefektura, do të kthehet shpejt në Muze i Arteve të Bukurua.

“Profesor mirmjes,

Projekti i Muzeut te Arteve te bukura, i ideuar nga Bashkia Shkoder, prej dy vitesh, ka qene ne proces vleresimi nga stafi teknik nderkombetar i kontraktuar nga BERZH. BE dhe BERZH do te financojne projektin e zbatimit. Marreveshja e financimit eshte realizuar tashme.

Kjo godine ne saje te investimit kthehet ne Muzeun e Arteve te bukura. Tani pritet te fillojne procedurat e tenderimit. Shpresojme të ecim edhe me muzete per Sportin dhe Muziken.”, shkruhet në publikimin e kryebashkiakes Ademi.

/marre nga shkodra web/

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...