“Do të të gjej edhe sikur të jesh futur në vrimë të miut”, gazetarja zbulon kush e spiunon

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar ashpër pasi ka zbuluar se kush është ‘patronazhistja’ e saj në të dhënat e Partisë Socialiste, që e kanë cilësuar si një votuese të pasigurt, sa i takon preferencave.

Lala ka dhe një mesazh për Klaudia Muçon, të cilën e paralajmëron se do ta gjejë kudo ku të jetë, dhe do ta çojë çështjen në gjyq, pasi askush nuk mund të prekë të dhënat e saj personale.

“Klaudia Muco. Keshtu quhet vajza qe me spiunon mua. Me shenon si te pasigurte ne vote. Ska informacion per preferencen politike. Mendon se mund te kem votuar te djathten ne 2013, por te verteten s’e di. E shkreta ti sa rende burimet. Nje vrap hajde me tako, t’i rrefej te gjitha…Une do ta coj ne gjyq kedo prek te dhenat e mia personale. Ne vrime te miut te jesh une do te te gjej. Perbuzni spiunet,”- shkruan Lala në statusin e saj.

Lidhur me databasen e socialistëve, ku shumë qytetarëve u janë marrë të dhënat personale, kanë nisur dhe hetime nga ana e SPAK, për të arritur në përfundimin nëse ato janë marrë apo jo nga portali e-albania, që do të ishte një shkelje ligjore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...