Covid-19/ Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë: Nuk kishte ndodhur që nga fillimi i pandemisë

516

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka folur për situatën e Covid në vend.

Për mjekun epidemiologun duke iu referuar shifrave, qartësisht situata është më pozitive. Në një intervistë për Report Tv Alimehmeti, thotë se përqindja e pozitivitetit është më poshtë se 10%.

“Në këto përqindje pozitiviteti të testeve, më pak se 10%. Kjo ka ndodhur vetëm në fillim të pandemisë. Situata është qartësisht më e mirë. Nuk mund të bëjmë llogarinë me shtetet e Evropës për vaksinimin, asnjë shtet nuk ka arritur përqindje të rëndësishme vaksinimi përveç Mbretërisë së Bashkuar, e cila tashmë ka një situatë shumë më të mirë dhe efekti është shumë më i mirë”, tha Alimehmeti.

Duke folur për vaksinat, mjeku ka një këshillë për të rinjtë.

“Kemi shumë të dhëna që flasin për një imunitet natyror goxha të fortë. Rastet e riinfektimeve nuk janë të rënda dhe në Shqipëri për shembull nuk ka asnjë humbje jete nga riinfektimi.

Diskutimi që ka të bëjë me grupmoshat unë do të isha që nëse nuk e kanë kaluar të rinjtë duhet të vaksinohen.

Personat që e kanë kaluar tani afër unë do t’i këshilloja për një moment të dytë”, tha ndër të tjera mjeku epidemiolog.