Skandali me përgjimet përmes e-Albania: Ermal Mamaqi konsiderohet i djathtë. Po Ardit Gjebrea, Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani si do votojnë?!

Detaje të tjera janë zbuluar lidhur me listën sekrete që Lapsi.al ka siguruar lidhur me të dhënat personale të personazheve “VIP” në vendin tonë.

Në bazë të këtyre të dhënave, bindja politike e shumë prej artistave shqiptare është mësuar me anë të e-Albania dhe përdorimi i aplikacionit për qëllime politike, sipas skandalit të denoncuar ditën e sotme.

Moderatori dhe këngëtari Ardit Gjebrea konsiderohet votues i sigurtë, po e njëjta gjë dhe me Alketa Vejsiun e cila mbikqyret si patronazhiste nga Erald Qosja. Ermal Mamaqi konsiderohet si votues i Partisë Demokratike, ndërsa Arbana Osmani për PS-në e dërgon votën e saj këto zgjedhje tek Lëvizja Socialiste për Integrim.

Një skandal është zbuluar sot nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri./Faxweb/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...