E bujshme/ Vetëm 6 muaj pas fejesës, Marina Fara ndahet nga biznesmeni shkodran

47

Përfundon fejesa e vajzës së këngëtares Eli Fara, Marina Fara me biznesmenin e një rrjeti hotelesh dhe restorantesh nga Shkodra, Alis Hysa.

- PUBLICITET -

Të dy vendosën ta bëjnë publike lidhjen e dashurisë para gjashtë muajsh.

E ndërkohë që në fillim të këtij viti u mësua se çifti ishin fejuar zyrtarisht, miqtë flasin se mund të jenë ndarë.

Për ta festuar këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre ata udhëtuan drejt Dubait, por sipas gazetës Panorama, tashmë duket se marrëdhënia mes tyre është ftohur.

Çifti mori vëmendjen e mediave rozë në muajin janar, pas një udhëtimi në Dubai, ku Marina u shfaq me bikini portokalli dhe ishte në krahët e Alis Hysës, vëllait të Nelson Hysës, një emër i njohur për kronikën e zezë.

Marina u raportua se do të martohej me Alisin në një dasmë tradicionale në Shkodër, por tashmë është shkëputur.

- PUBLICITET -