Erik Lloshi tregon se zhgënjimi më i madh është kur një mik të fut thikën pas shpine

Artisti i parë që çel garën e artistëve “BIG” në javën e katërt të festivalit “Kënga Magjike” është Erik Lloshi.

Çmimi i tij i parë ka qenë në moshën 8-vjeçare në Festivalin e Fëmijëve. Ai ka studiuar në Akademinë e Arteve për kanto dhe aktualisht jep leksione për muzikën e lehtë. Në vitin 2009, klipi “E di”, u nominua “Best Video from Albania” në “Balkanica Music Awards”. Në Kënga Magjike, ai shënon 7 pjesëmarrje në këtë festival me shume trofe. Baladat janë pika e tij e dobët dhe e fortë njëkohësisht.

Ardit Gjebrea: Ti tashmë ke edhe një kurs tëndin për këngëtarët, një shkollë apo jo?

Erik Lloshi: Po është një kurs ku mundohem të jap dijet e muzikës së lehtë me aq sa kam mundësi unë. Është një rrugëtim që e kam vazhduar tani dhe shpresoj që ta zhvilloj dhe ta bëj akoma më të madh.

Ardit Gjebrea: Cila është këshilla më e shpeshtë që i jep studentëve të tu?

Erik Lloshi: Këshilla më e shpeshtë është të dinë të menaxhojnë emocionet kur të vij momenti të dalin në skenë. Është gjëja më e rëndësishme.

Si çdo artist BIG që konkuron në festivalin “Kënga Magjike” edhe për Erik Lloshin nuk mund të mungonte pyetja nga publiku.

Cili është zhgënjimi më i madh që ke përjetuar deri më tani?
“Përgjithësisht njeriu zhgënjehet në momentet kur dikush shumë i afërt i tij ose një koleg apo mik e ha mbas shpine ose i fut thikën pas shpine. Deri tani nuk kam pasur asnjë gjë të tillë. Shyqyr zotit, sepse ky mund të jetë zhgënjimi më i madh që njeriu mund të përjetojë. Përsa i përket karrierës artistike më ka shkuar deri diku atje ku doja unë. Kam kohë, kam rrugë të gjatë përpara për të bërë dhe kam akoma më shumë për të dhënë.“ /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...