NUK I’A DOLI TË MUNDTE COVID-19, NDAHET NGA JETA GAZETARJA SHKODRANE ANILA DUSHI

2236

Mëngjesi i kësaj të shtune nisi me një lajm të hidhur për median në Shkodër dhe atë shqiptare. NJë prej gazetareve më të mira dhe më në zë Anila Dushi është ndarë nga jeta në moshën 54 vjeçare. Gazetarja shkodrane me një karrierë të gjatë në median e shkruar dhe vizive nuk ia doli dot të fitonte betejën ndaj koronavirusit.

 

Lajmin për largimin e saj nga kjo jetë ishte mjaft i papritur dhe i dhimbshëm për të afërmit, miqt dhe kolegët e saj të cilët humbën jo vetëm një kolege por një mike mjaft të mirë që ishte e gatshmë çdo herë për të ndihmuar secilin prej nesh në raste të nevojshme.

 

Dushi njihej si një nga gazetaret më të vjetra kryesisht të medias së shkruar duke mos lënë pas edhe atë vizive ku mësë shumti ka qënë e tërhequr në çështjet investigative dhe ato politike ku me opinionet e saj kanë qënë shumë të vlefshme në studiot e ndryshme televizive. Karrierën e saj e ka nisur rreth viteve 1992 dhe në ditët e sotme Anila mund të dhe si “arkiva e gazetris” në Shkodër.

 

Në shumë raste të gjithë kolegët papërjashtim, kur kishin nevojë për informacione të viteve të mëparshme zgjidhjen e gjenin pikërisht tek ajo. Pasi Anila kishte një dobësi të madhe në dokumentimin e çdo shkrimi apo informacioni të ndodhur. Por në pasionin dhe përfshirjen e saj në mediat lokale e kombëtare, të shkruara e audiovizive, Anila ka kontributin e saj edhe si pedagoge e jashtme për rreth 5 vite në Degën e Gazetarisë në Shkodër.

 

Si një njeri i apasionuar në të shkruar në pranverën e 2020 Anila Dushi publikoi një libër ku solli një monografi të një prej emrave më të njohur të ekranit në vendin tonë Pavlina Mani. Anila Dushi përveç si gazetare në dimensioni si autore libri është prezantuar me lexuesin që në vitin 1998 e cila publikoi librin “Këngët dhimbjes” një vëllim ky me poezi.

 

Mund të thuhet se për Anilën ka realizuar ëndrrat dhe synimet e saj sa i përket karrierës por nuk ia arriti dot që të dal me sukses në sfidën kundër koronavirusit. Në postimin e saj të fundit gazetraja shkodrane shkruan se “lufta me koronavirusin ishte një tmerr”. E dashtun Anilë dona gjithmonë me të kujtu me buzëqeshjen tand të kandshme në fytyrë. Pushofsh në paqe Anila Dushi…