Enca duket se po i kalon më së miri pushimet në Dubai, fotografohet krah sheikut arab

306

Enca Haxhia është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Për këtë ajo ka zgjedhur Dubain e Emirateve të Bashkuara Arabe si destinacion për të kaluar pak kohë jo-produktive, larg aktiviteteve të përditshme.

Teksa përgjatë gjithë këtyre ditëve, ajo i ka mbajtur të azhurnuar fansat e saj në rrjetet sociale për momentet e këndshme që po kalon atje – Enca njëlloj veproi edhe të enjten.

Haxhia publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, nga vizita në një prej kopshteve më të famshme zoologjike të Dubait, “Fame Park”, i cili është në pronësi të sheikut Saif Ahmad Belhasa.

Enca në fotografitë e publikuara në llogarinë e saj zyrtare, ka pozuar pranë deveve, arinjve e gjarpërinjve të zbutur të kopshtit, teksa në dy imazhet e fundit është shfaqur edhe gjatë takimit me CEO-n e kopshtit zoologjik, të cilin e ka falënderuar publikisht.

“Unë i dua kafshët! Kisha këtë përvojë të mrekullueshme, faleminderit që na kishe Saif Ahmad Belhasa, cila kafshë është e preferuara juaj?”, ka shkruar këngëtarja Haxhia në mbishkrimin e fotografive.

Ditë më parë, Enca publikoi fotografi edhe nga shkretëtira e Safarit, si dhe disa destinacione tjera luksoze të Dubait.