“Dua t’i rikthehet shikimi nënës”/ 29 vjeçarja, nënë e tre fëmijëve nuk e ka parë kurrë të voglin e saj

698

Bukurie Sade, është nënë e tre fëmijëve. Tre vite më parë 29 vjeçares nga Cerriku, iu dëmtua shikimi aq rëndë sa nuk arrin të shohë fëmijët.

- PUBLICITET -

Djalin dhe vajzën e madhe për herë të fundit i ka parë para se të sëmurej. Ndërsa djalit të vogël Bukuria i di vetëm emrin. Ajo nuk e di se sa i bukur është Amaris.
Bukurie Sade: “Unë nuk punoj jam në shtëpi, sepse nuk shoh nga sytë. Më kanë thënë që është një sëmundje e lindur dhe mund të kurohet me një operacion që kushton shumë lek. 400 mijë euro.”
Bertin është 10 vjeç, ai thotë se është një nxënës i dalluar. Pasi bën detyrat, ai nuk luan si fëmijët e tjerë, por kujdeset për nënën e tij.
Bertin Sade: “Jam shumë keq sepse nuk e shoh do ta mamin kështu. Dua shumë që ajo të shohë, kjo është dëshira ime më e madhe.Jam shumë i mirë në shkollë, nxënës i dalluar. Pasi mësoj e ndihmoj mamin me punët e shtëpisë.”
Në këtë familje askush nuk punon. Ndriçimi, kryefamiljari çdo ditë del në fshat me shpresën se dikush do ta thërrasë për punë.
Ndriçim Sade: “Unë punoj me ditë ku të gjej. Kam problem nusen, skam para që t’I sjell shikimin. Ju lutem më ndihmoni.”
400 mijë euro mund të shpëtojnë 29 vjeçaren nga verbëria. Bukuria thotë se nëse shpëton dritën e syve do të gjej fuqinë të mundë dhe varfërinë.
Bukurie Sade: “Nëse unë do të arrij të shikoj do të punoj në arë, në sera ku të gjej punë. Vetëm të shikoj.”
Top Channel

- PUBLICITET -