Aeroportin e bllokuan për arsye të uljes së pagës, por ja rrogat e kontrollorëve në AlbControl (foto)

396

Situata e paprecedentë me kontrollorët e kompanisë AlbControl, të cilët për më shumë se 24 orë bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit pasi ishin të stresuar për uljen e pagës, ngjalli reagime të shumta në opinionin publik.

Për shkak të pandemisë, AlbControl vendosi që pagat e kontrollorëve të uleshin, pasi edhe numri i fluturimeve ishte shumë më i vogël, pasi kufijtë ishin të mbyllur.

Kontrollorët u ankuan për uljen e pagave, por nëse i hedhin një sy listës që tregon se sa paguhen, do të vëmë re se paga e tyre para pandemisë ka qenë nga 3.5 milion deri në 4.2 milionë lekë të vjetra.

Duke filluar nga janari, paga e këtyre kontrollorëve varionte nga 1.9 milion deri në 2.1 milionë lekë të vjetra. Kontrollorët u ankuan se janë të stresuar për uljen e rrogës, por edhe pas pandemisë, paga e tyre vazhdon të jetë shumë e lartë, edhe pse e justifikuar për shkak të përgjegjësisë së madhe që këta persona kanë gjatë punës.