‘Vetëm Pëllumb Pipero u pasurua nga pandemia”, Lubonja e thotë troç për mjekun që del në reklamat e PS-së…

427

Analisti Fatos Lubonja ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme duke u shprehur se sondazhet në Shqipëri janë të manipuluara kur vjen puna te menazhdimi i pandemisë, pasi realisht shqiptarët janë ndjerë të zhgënjyer dhe të braktisur.

- PUBLICITET -

Në një lidhje direkte me Skype me emisionin Real Story, Lubonja u shpreh me ironi se këto sondazhe dalin pozitive vetëm për faktin se është pyetur Pëllumb Pipero, i vetmi që është pasuruar gjatë pandemisë sipas Lubonjës.

Mjeku është angazhuar së fundi dhe në fushatën e Partisë Socialiste, edhe pse për një vit me radhë doli në çdo studio duke thënë se nuk kishte lidhje me politikën.

“Në Itali ka më shumë se një herë në vit greva në aeroporte dhe s‘i shkon njeriu në mend që këta njerëz do i çojnë në polici dhe i bëjnë presion për vendin e punës. Kjo është regjim, jo demokraci. Si rrëzohet një regjim? Më votë të lirë apo forma të tjera.

Skepticizmi që kam unë është ky, jo aq se këtu kemi një opozitë që nuk përfaqëson një parti të paprovuar si Vetëvendosja në Kosovë, por gjithsesi ky sistem ka degraduar dhe ajo që perceptoj unë është që mosbesimi për të ardhur ky ndryshim, se s’do të ketë zgjedhje të mira.

Këtë e ka thënë edhe Basha. Një njeri që thotë që hiqni shqiptarët dhe merr disa njerëz pa gojë, kjo është mentalitet regjimi. Ai me ekonominë mban pushtetin dhe pushtetin me ekonominë. Sondazhet janë të manipuluara, pa dyshim, është absurde të dëgjosh që në sondazhe janë të pakënaqur dhe 50% votohet për PS.

Ata nuk dinë kë kanë pyetur, Piperon më duket, vetëm ai është pasuruar nga pandemia. Këtu është fjala për tetë vite që është bërë një qeveri e dhunshme. Duhet një ndryshim dhe rotacion, por dyshoj të ketë rotacion. Sepse ç’kanë bërë këta si parti për votën dhe duhet një bashkim i forcave opozitare për të mbrojtur votën. Ata nuk janë bashkuar”, tha Lubonja.

- PUBLICITET -