“U ndjeva keq”, pas lindjes së djalit të dytë, Arbana hap zemrën me fansat

311

Arbana Osmani solli në jetë gjatë muajit dhjetor djalin e saj të dytë, të cilin e pagëzoi me emrin Diell. Tashmë vogëlushi është më i përkëdheluri i familjes dhe gjatë kësaj kohe ka marrë qindra dhurata nga miq të mami Arbanës dhe babi Eduartit.Këto kohë moderatorja i është përkushtuar totalisht rritjes së të voglit, duke i qëndruar gjithmonë pranë.

Ndërkohë së fundmi ajo i është rikthyer ekrani në programin ku ajo drejton “Dua të të bëj të lumtur” dhe duket në një formë shumë të mirë. Mirëpo si e ka përjetuar Arbana periudhën pas lindjes dhe ndryshimin e trupit të saj?

Ajo ka rrëfyer për ndjekësit në InstaStory si është ndjerë 10 ditë pas lindjes së Diellit.

“1 nëntor 2020, 10 ditë pas lindjes së Diellit hyra në xhinset e vjetra, shkova dhe në peshën para lindjes por trupi kishte ndryshuar. Në fillim u stresova se duhej të isha në formë për rinisjen e programit dhe asnjë veshje s’më rrinte mirë. Kështu megjithëse me një bebe të vogël (e një të madhe) rifillova palestrën çdo ditë dhe një regjim ushqimor.

Por me rifillimin edhe të punës kjo rutinë u bë shumë e lodhshme dhe pasi një ditë u ndjeva keq fizikisht, ndalova. Vendosa t’i jap veten kohë dhe të fokusohem më shumë tek shëndeti mendor dhe qetësia. Dhe nga ajo ditë nuk kam hequr asnjë gram dhe trupi është po njësoj por brenda vetes jam shumë ëm mirë. Take your time to heal everyone”, ka shkruar Arbana krahas fotos ku siç tregon dhe ajo është 10 ditë pas lindjes së Diellit.