Rama flet për herë të parë për lehtësim masash, ja kur pritet të zgjatet fasha e orës policore

357

Kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë për nëj zgjatje të vogël të orës policore gjatë muajit të Ramazanit për të lehtësuar besimtarët myslimanë.

I pyetur në emisionin “Log” për mundësinë e lehtësimit të masave gjatë muajit Ramazan, Rama tha se do të rishikohet mundësia, por mund të ndodhë dhe e kundërta duke qenë se mund të rriten rastet e reja për shkak të grumbullimeve gjatë festës.

“A do të rritet fasha orare për shkak të Ramazanit? Mund të ndodhë e kundërta. Për shka të rritjes së numrave mund të çojmë në ulje të orarit. Por ne do mundohemi t’i japim një mundësi besimtarëve për Ramazan, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Deri në korrik, pra në fund të qershorit, me planin tonë ne do te kemi bërë vaskinim masiv,” deklaroi Rama.