“Po merr në qafë njerëzit me grumbullimet”, Basha përplaset me gazetarin: Dil e shiko kafet, urbanet

273

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka debatuar me gazetarin Skënder Minxhozi mbrëmjen e sotme, teksa ky i fundit i tha që po merr njerëzit nq qafë me takimet elektorale me shumë njerëz.

- PUBLICITET -

Basha iu përgjigj që të gjitha takimet e partisë së tij zbatojnë protokollet anti-Covid dhe detyra e tij është që grumbullimet që vijnë si pasojë e padurimit të shqiptarëve të mso i kthejë në mitingje.

Basha gjithashtu tha se nëse Rama do të ishte i interesuar vërtetë për situatën Covid, atëherë kafenetë dhe urbanet nuk do të ishin në këtë gjendje që janë.

Pjese nga debati:

Basha: Detyra ime është t’iu bëj thirrje të mbajnë maska, distancë, dhe e bëj rregullisht. Detyra ime është që këto grumbullime mos t’i kthej në mitingje, ndaj unë i përshëndes dhe vijoj menjëherë me agjendën time. Ndaj dhe siç e keni parë fjala ime nuk zgjat në takime. Mjerimi ka arritur propocione të paimagjinueshme. Prje më shumë se 3-4 vitesh unë jam në mënyrë konstante edhe në shtëpitë e tyre dhe shoh që ekonomia e tyre është në pikën më të ulët për një kohë të gjatë. Kjo ka çuar në plagë të tjera, si rritja e emigracionit, mundësia për të blerë ushqime.

Minxhozi: Nëse unë sëmurem gjatë takimit me Covid, çfarë më thoni ju? Kërkoni vota në këmbim të infektimeve?

Basha: Jo, takimet e mia janë të planifikuara anti-Covid.

Minxhozi: Aty vetëm anti s’ka, Covid po.

Basha: Problemi më i madh i Shqipërisë është se duan ndryshimin, duan ta largojnë një orë e më parë Edi Ramën. Nuk e kam fjalën vetëm për demokratët, por edhe për socialistët, që vijojnë të shërbejnë akoma, dhe që duan ndryshimin. Kriza në të cilën është futur vendi këto 8 vite i ka bërë njerëzit të mos durojnë më. Në të gjitha aktivitetet që planifikojmë, ne respektojmë me rigorozitet masat anti-Covid. Nëse Rama do ta kishte shqetësim Covid-in, dil e shiko urbanet, kafet. Nuk është shqetësim i Ramës Covid-i. Shqetësimi i Ramës është të zhvendosë vëmendjen. Rama ka kthyer në lajtmotiv të fushatës së tij sulmet ndaj opozitës. Përgjigja ime është dhe mbetet e njëjta, ne marrim të gjitha masat, unë iu bëj thirrje mbështetësve të respektojnë masat, e shkurtoj masivisht kohën e kontaktit me ta.

Minxhozi: Shëndeti mbi të gjitha.

Basha: Kjo ka qenë moto, që unë e di edhe vetë dhe jam drejtuar me plane konkrete.

Minxhozi: Ç’më duhet mua ai takim, unë u sëmura? Nëse çmimi është një Covid party, atëherë dakord.

Basha: Çmimi është vetëm një, me Edi Ramën pandemia arriti majat. Padurimi është i madh.

Minxhozi: Frenoje atë padurim, se po i merr në qafë.

Basha: Keni të drejtë të jeni spektik, por duhet të më dëgjoni përgjigjen.

Minxhozi: Ju dëgjova.

Basha: Edi Rama do të ikë më 25 prill.

Minxhozi: Po ç’lidhje ka?

Basha: Unë të garantoj që pas 25 prillit nuk do t’i përdor për fushatë as vaksinat, as pandeminë.

- PUBLICITET -