Nga djali i Gramoz Ruçit deri te vëllai i Fatmir Xhafajt, kush janë ‘puçistët’ e Albcontrol që bllokuan aeroportin për 48 orë (EMRAT)

Kryeminsitri Edi Rama foli për një plan puçist të fshehur pas grevës së kontrollorëve të Albcontroll, që çoi në bllokimin e Aeroportit të Rinasit për mbi 24 orë.

Dy emra citoi Kryeministri si përgjegjës për nxitjen e këtij puçi, ish-Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i vendit, Ilir Meta. Rama në daljet e tij ka përmendur dhe një “leshko”, duke iu referuar Petrit Sulajt, ish-drejtori i Aviacionit Civil, i cili u shoqerua në polici mbrëmjen e sotme.

Sipas Ramës, një plan i brendshëm në Albcontrol ishte mirëorganizuar, duke sjellë një problem të madh për vendin.

Por Fax News ka siguruar një listë të personave që punojnë në Albcontrol, të cilëve kryeministri i referohet si “puçistë”. Aty vihen re shumë emra familjarësh të lidhur me socialistë të njohur.

Duhet theksuar se shumica e këtyre emrave nuk janë kontrollorët që dolën në protestë për uljen e pagave të tyre dhe madje rrogat e këtyre emrave madje nuk janë prekur fare.

Duke filluar nga djali i Gramoz Ruçit, Ledio Ruçi, te Redi Fino, djali i ish-deputetit Bashkim Fino, deri te Norbis Qazimi, vëllai i Fatmir Xhafajt, fotot e mëposhtme tregojnë të gjithë punonjësit e Albcontrol të lidhur me politikën:

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...