“Ndodhi në një pemë të cilën e vizitojmë akoma”, intervista ndryshe e Eni Çobanit: Puthjen e parë e dhashë kur isha …

Juristja Eni Çobani ka zbuluar mbrëmjen e sotme se puthjen e parë e ka dhënë kur ishte 24 vjeçe dhe ka 25 vite që është me personin që i dha puthjen e parë.

E ftuar në emisionin “Rudina”, Eni Çobani zbuloi gjithashtu se vendi ku u puthën ishte në njëpemë në dajt, të cilën vazhdojnë ta vizitojnë edhe sot e kësaj dite.

Qytetari: Zonja Eni në çfarë moshe e keni dhënë puthjen e parë?

Eni Çobani: Puthjen e parë e kam dhënë në moshën 24 vjeç dhe më pas rezultoi që jemi bashkë pas 25 vitesh me bashkëshortin. Normalisht ka qenë zgjedhja e duhur e jetës sime. Kam folur shpesh për Avenirin, por meqë më preku në një moment se kemi një vend ku është dhënë puthja e parë, ka qenë në Dajt, në një pemë e cila akoma dhe sot është dhe ne shpesh e vizitojmë dhe them që ka qenë një nga momentet më të veçanta të jetës sime. Pastaj mos i krahasojmë me moshën sot. Sot mund të puthen shumë më herët dhe t’i kenë lidhjet më të hershme, por ne kur putheshim për herë të parë domethënë që do putheshim përjetë. Kisha mbaruar fakultetin, isha përcaktuar dhe pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në kohën që jam njohur me Avenirin.

Rudina Magjistari: Si jeni njohur?

Eni Çobani: Ne kemi një lidhje familjare dhe nëpërmjet një njohje të përbashkët në një takim familjar ngelën sytë, jo se unë nuk e pëlqeva si person, por nuk e mendoja si njeriun që do vazhdoja jetën. Ai me shumë qetësi dhe dashuri arriti që Enin ta fitonte.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...