“E kam bërë unë kur isha kryeministër”/ Aeroportit të Kukësit “i del pronari”, Meta: Sot e ula avionin në Orikum

“Aeroportin e Kukësit e kam bërë unë kur isha kryeministër, dhuratë nga Emiratet Arabe”, kështu tha nga Vlora presidenti Ilir Meta teksa ka ironizuar projektet e qeverisë për aeroportet në vend.

“Erdhi një i papërgjegjshëm pas meje, natyrisht jo zoti Majko, por një tjetër dhe i hoqi emrin. Ata u mërzitën dhe nuk kanë hapur as ambasadë sot. Se i fusin këta një bojë dhe një tender është çështje tjetër,” tha presidenti.

Gjithashtu, Meta apeloi edhe njëherë për zgjidhje të situatës me kontrollorët, të cilët janë futur në grevë duke pezulluar kështu të gjitha fluturimet në aeroportin e Rinasit.

“Ky tension është artificial. Ftoj kryeministrin Edi Rama, ministren Belinda Balluku, kontrollorët, përfaqësues të NATO-s, ftoj përfaqësues të Ambasadës së Britanisë së Madhe, përfaqësues të Bashkimit Europian, të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duhet të bëjmë dialog. Që të mos cënojmë sigurinë kombëtare dhe të të gjithë qytetarëve që përdorin aeroportin e Rinasit, se këtë të Vlorës nuk e gjeta hapur, e ula avionin në Orikum.”, tha Meta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...