Zjarrfikesit në Shkodër, zjarret në banesa nga pakujdesia e qytetarëve

Në qytetin e Shkodrës në tre mujorin e parë të këtij viti duket se situata sa i përket rasteve të zjarrit paraqitet normale dhe e njëjtë në krahasim me vitet e tjera. Në një intervistë për shkodër.info Agron Dibra drejtor i repartit të zjarrfikëses në Shkodër tregon se gjatë këtij 3 mujori fokusin dhe angazhimin më të madhë ua kanë marrë situata e përmbytjeve që Shkodra u përball gjatë muajit shkurt.

Më tej titullari Dibra për shkodër.info sa i përket zjarreve të ndodhura në banesa shprehet së nuk ka pasur ndonjë rast të rëndë por vetëm duke veçuar zjarrin që shkrumboi një lokal në Shkodër në muajin dhjetor 2020.

Në prononcimin e tij Agron Dibra shprehet për shkodër.info se jo në të gjitha rastet janë bomubulat e gazit ato që janë shkak i zjarreve. Drejtori thotë se masivisht është pakujdesia e njerëzve dhe se bombulat e gazit që përdoren për gatim janë kategorikisht të ndaluara të jenë në përdorim të përditshëm.

Pak vite më parë, institucionet nisën një aksion për kontrollin e tregimit të gazit për përdorim familjar. Por mbushja e bombolave të gazit pranë karburanteve mbetet ende fenomen i pranishëm në vendin tonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...