“Rrëfimi 4 euro”/ Bearti i përgjigjet publikisht Teas: T’kam nejt në krah kur shqiptarët të kanë kërcënuar

298

Beart Rexhepi ka reaguar për ndarjen nga Tea Trifoni. Ashtu si bashkimi i tyre edhe ndarja ishte mjaft e bujshme, ndërsa tani ish- të dashurit vijojnë replikat në distancë.

- PUBLICITET -

Bearti shprehet se e ka pritur Tean në parukieri kur ka lyer flokët që ajo të mos lëvizte me taksi. Po ashtu i ka shkuar pas në intervista pa dëshirën e tij, por vetëm e vetëm për të mos prishur reputacionin e saj.

Bearti: Dëgjova rrëfimin ekskluziv të Tea Trifonit, 4 euro, edhe qesh shumë i zhgënjyer. Po njerëzit ia kanë lypë saj me dalë me dhënë këtë shpjegim. Njerëzit kërkojnë edhe ça ke veshur natën, duhet me pas pak respekt për vete. Ruaj privatësinë tënde.

S’kam dash më fol as unë me këto sene. Ty të intereson shumë vëmendja e publikut dhe shumë ke qejf me lujt rolin e viktimës Tea. Për çdo veprim që e bën njeriu ka pasoja.

Rrëfimi ekskluziv i Tea Trifonit. Foli Tea, Bearti xheloz, Bearti pasiguri, unë kam bërë shumë për Beartin. Ti sqaroj disa gjëra unë ty meqë ke dashur me e bë këtë gjë publike. Ti ke dashur ta bësh këtë gjë publike që në Turqi Tea, duke publikuar ato ‘ask-et’ e tu.

Unë kam bërë për ty. Unë të kam prit ty tre muaj në atë shfaqje, me ato veprimet e tua, unë jam ai që të kam prit, unë i kam bërë lesht krejt këtij show, unë i marrë përgjegjësitë, unë e marr atë gjobë, leje shown, po ti ke pas qëllimet e tua ke dashur t’i shkosh deri në fund në rregull…

 

- PUBLICITET -