“Për vete more Pfizer”/ A ta bëj vaksinën kineze? Flet Pipero: Si u jam përgjigjur qindra mesazheve

Në Shqipëri prej disa ditësh ka nisur vaksinimi masiv i popullatës, ndërsa në vend po përdoren vaksina Pfizer, AstraZeneca, por edhe vaksinat ruse dhe kineze. Opozita ka dalë kundër vaksinimit me vaksinat kineze dhe ruse, duke përhapur panik në popullatë, por mjeku Pëllumb Pipero thotë se vaksina kineze është e sigurtë dhe efektive.

Mjeku Pipero rekomandon që të gjithë qytetarët të marrin vaksinën kineze, por Tritan Shehu i kujtoi se vetë kishte marrë Pfizer.

Pjesë nga biseda

Eni Vasili: Duhet të jemi kaq në dyshim për vaksinat kineze?

Pipero: Unë i qëndroj pikë për pikë të dhënave që kam. Kam deklaruar ndër të parët se certifikimi i një vaksine është i rëndësishëm, por për mua si mjek është e rëndësishme evidenca që merret nga vendet që po vaksinojnë miliona njerëz. Është e rëndësishmë që një vaksinë të jetë e regjistruar në vendet e origjinës dhe të përdoret në vendet e origjinës. Vaksinat kineze nuk bëhet fjalë për teknologji të re, sepse është e bazuar në virus të dobësuar. Në opinionin tim është më afër stimulimit të imunitetit natyral. Për mua nuk ka vaksina të keqija. Janë të mira, më të mira dhe shumë të mira. Nëse jep efikasitet mbi 60% për mua është shumë e mirë.

Eni Vasili: Nëse dikush ju pyet a ta bëj vaksinën kineze?

Pipero: Iu them qytetarëve ta bëjnë. Më vijnë dhjetëra mesazhe. Bile, ju them bëni vaksinën e parë që iu vjen si mundësi

Tritan Shehu: Për vete e bërë Pfizer./gazeta shqip

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...