Rama provon edhe motorin, turisti i huaj i bën xhiro

Kryeministri Edi Rama ka shijuar një eksperiencë të re në Kolonjë, ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim gjithmonë. Gjatë vizitës që kreu i qeverisë zhvilloi në këtë qytet në kuadër të fushatës elektorale, u njoh edhe me një grup turistësh të huaj që kishin shkuar në Kolonjë me motorë.

Pasi bisedoi me ta, kryeministri pati një kërkesë të veçantë për një prej tyre… një xhiro me motor. E sigurisht motoristi pranoi menjëherë duke ia realizuar dëshirën Ramës.

Me pak vështirësi kryeministri hipi në motor, ndërsa i erdhi njëherë rrotull një prej rrugëve kryesore të Kolonjës.

Grupi i turistëve kishte ardhur nga Hungaria. Ata i treguan kryeministrit se kanë vizituar Shkodrën, Tiranën, Durrësin e për momentin po qëndronin në Kolonjë. Gjatë natës treguan se do të shkojnë në Përmet. I njëjtë ky destinacion edhe me planet e kryeministrit i cili tha se “Do të shkoj në Përmet gjithashtu, por ju do të ikni më shpejt”. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...