“Pas 27 vitesh pune, më hoqën për…”, largohet nga puna një tjetër mjek

Shumë pak kohë ka kaluar që prej pushimit nga puna të mjekut të Urgjencës Kombëtare pranë QSUT-së, Ilir Allkja, i cili ka qenë një ndër zërat më kritikë për menaxhimin e pandemisë së COVID-19 nga qeveria Rama, dhe ka ndodhur një shkarkim tjetër.



Këtë herë, viktimë e heqjes nga puna ka rënë mjeku Sinan Manjani, i cili shërbente në qendren shendetesore nr. 10 ne Tiranë, pas qëndrimeve kundër që ka mbajtur ndaj politikave shëndetësore të maxhorancës.

Lajmin për largimin nga puna e ka dhënë vetë Manjani në një postim në Facebook.

“Të dashur miq, dhe të afërm kolegë dhe të nderuar pacientë, pas 27 vitesh pune, më pushojnë nga puna për bindje politike”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Duke marrë parasysh faktin që mjeku Manjani përdor togfjalëshin “për bindje politike”, rasti i tij në gjykim të parë është i ngjashëm me atë të kolegut të tij, Ilir Allkja, gjithashtu të shkarkuar nga puna tashmë për shkak të qëndrimeve në kundërshtim me politikat shëndetësore të qeverisë.

Para se të hiqej nga puna, Allkja mungesën e mjeteve mbrojtëse dhe nevojës për më shumë staf në Urgjencë, ndërsa në vendimin e shkarkimit, të firmosur nga drejtori i Përgjithshëm i QSUT-së, Enkelejd Joti, thuhet se mjeku në fjalë ka shkelur “Kodin Etik të Punonjësit”.

Në datë 27 janar, mjeku Ilir Allkja ishte i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun”, ku foli në lidhje mbi shkarkimin e tij nga puna. Ai u shpreh se nuk ka marrë asnjë vërejtje as më shkrim apo me gojë dhe nuk ka bërë asnjë shkelje të etikës as në profesion dhe as jashtë profesionit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...