Deputeti Jenisheri sfidon publikisht Ramën, Bashën dhe Kryemadhin: Hajdeni në debat televiziv me mua

224

Kryetar i partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, Selami Jenisheri ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, kreun e PD Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi në një debat televiziv.

- PUBLICITET -

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shtron një pyetje duke thënë se përse krerët e partive nuk pranojnë debatin. Teksa shkruan se ata nuk pranojnë se se nuk mund të thonë se ku i marrin paratë.

“Rama, Basha, Kryemadhi! Pse nuk pranoni debat televiziv me mua Kryetarin e partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve, se nuk thoni ku i merrni ato para siç di unë ti them” shkruan Jenisheri në postimin e tij.

Kujtojmë që më herët Jenisheri ka sfiduar edhe Edi Ramën nga Kuvendi, ku ka kërkuar të përballet me të dhe të tregojnë programet, teksa tha se nëse programi i PS është më i mirë se programi i tij atëherë do u bëjë thirrje të gjithë pensionistëve që të votojnë Partinë Socialiste.

 

- PUBLICITET -