Astrologia bën parashikimin se çfarë do ndodhë me pandeminë: Duhet të tregoheni të kujdesshëm

212

Pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan është bërë astrologia e vetme në Kosovë Laura Bilalli e cila është 24 vjeç dhe ka studiuar në një universitet në Los Angelos për astrologji. Ajo ka bërë edhe një parashikim për pandeminë e Covid-19, ku shprehet se nëse njerëzit nuk tregohen të kujdesshëm dhe nuk zbatojnë distancën apo nuk vendosin maskat, pandemia mund të zgjasë deri në 2023.

- PUBLICITET -

Rudina Magjistari: Cili është parashikimi yt për pandeminë?

Laura Bilalli: E kam studiuar dhe kam pasur komunikim edhe me astrologë të tjerë dhe sipas tyre më 11 Janar ka ndodhur një datë shumë e rëndësishme që numërohet se ka mbaruar pjesa e Covidit, por sipas hulumtimeve që kam bërë unë dhe sipas pjesës të yjeve dhe të Hënës, nëse nuk tregohemi të kujdesshëm dhe nëse nuk i mbajmë maskat dhe distancën, Covidi mund të zgjasë deri në 2023. Nëse jemi të kujdesshëm, mund të ikë që këtë vit, por nëse nuk jemi të kujdesshëm mund të qëndrojë deri në 2023, e kemi ne në dorë.

Laura ka treguar se ka studiuar në një universitet në Los Angelos për astrologji dhe për shkak të pandemisë ajo është detyruar të marrë mësime online. Ajo ka marrë mësime nga astrologët më të famshme dhe shprehet se e ka përfunduar këtë shkollë me shumë dëshirë dhe çdo leksion për të ka qenë i mrekullueshëm dhe aspak i mërzitshëm.

Laura ka treguar gjithashtu se ajo ndihet shumë krenare për një rast, ku arriti të nxjerrë nga depresioni një grua e cila nuk kishte dalë nga shtëpia që në muajin Maj dhe vetëm në Janar, ka dalë jashtë për ta takuar atë. Duke i folur dhe duke e bindur që problemet e saj nuk janë aq madhore dhe të pamundura, astrologia 24-vjeçare ia ka dalë që ta kthejë këtë grua në normalitet, të vazhdojë punën dhe jetën normale. Kur e ka takuar sërish ajo grua i ka thënë se ka shpëtuar një jetë. /tvklan.al

- PUBLICITET -