E pazakontë! Gënjeu vajzën e saj për 1 prill, 58-vjeçarja përfundon pas hekurave

504

Një nënë 58-vjeçare, e cila i tha të bijës se ishte qëlluar me armë, si një shaka për 1 Prill, Ditën e Gënjeshtrave, është arrestuar pasi policia rrethoi shtëpinë e saj.

- PUBLICITET -

Arnthia Willis, u arrestua të enjten nën dyshimin e kërkesës së paligjshme për ndihmë të shërbimit urgjent, tha policia e Wichita.

 

Vajza e Willis njoftoi 911-ën pasi nëna e saj e telefonoi dhe i tha se ajo ishte qëlluar dhe më pas ishte mbyllur brenda në shtëpi.

Oficerët rrethuan shtëpinë dhe bllokuan rrugët, teksa u përpoqën të krijonin kontakt me dikë nga brenda.

Kur askush nuk u përgjigj, policia u fut në shtëpi dhe vuri re se nuk ishte asnjë njeri. E gjitha ishte një lojë nga nëna për vajzën e saj në datën 1 Prill, Ditën e Gënjeshtrave.

 

Zyrtarët në Departamentin e policisë më vonë gjetën Willis dhe e morën atë në paraburgim.

- PUBLICITET -