BARBULLUSH, DEPUTETI DOSHI: PSD FORCË PËRCAKTUESE

Deputeti i Partisë Social Demokrate Tom Doshi ka zhvilluar një takim me banorë të fshatit Barbullush pjesë e bashkisë Vau Dejës. Deputeti Doshi, i shoqëruar edhe kandidatët e tjerë për deputet të PSD për qarkun Shkodër deklaroi se do jetë forcë përcaktuese për formimin e qeverisë së ardhshme.


Deputeti Doshi kërkoi mbështetjen e gjithë banorëve të bashkisë Vau Dejës.

Kandidat i PSD për qarkun Shkodër është edhe Fabian Martini i ardhur nga Amerika, administrator i një prej kompanive më të suksesshme në SHBA.

Banorët e Barbullushit i dhanë mbështetjen e plotë deputetit Doshi për zgjedhjet e 25 prillit.

Në takimin me banorët, deputeti Doshi mori përsipër operacionin e invalidit Vinçens Hila që do të kryhet brenda këtij muaji.

Deputeti Doshi premtoi se forca e tij politike do të jetë një zë i fuqishëm në Parlamentin e ardhshëm dhe se do të vijojë që të jetë pranë banorëve të qarkut Shkodër për problemet që ata kanë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...